Disa Fjal Per Qytetin E Ferizajit

Komuna e Ferizajt është njësi administrative në pjesën jugore të pjesës qendrore të Kosovës me qendër në Ferizaji. Komuna e Ferizajt është një udhëkryq i rëndësishëm, nëpër të cilin kalojnë rrugët kryesore lindje-perëndim dhe veri-jug. Nëpër këtë qytet kalojnë rrugët kryesore magjistrale që shkojnë edhe jashtë Kosovës. Ferizaji është një qytet relativisht i ri. Ka filluar të zhvillohet prej vitit 1873, kur këtu u ndërtua hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Në atë kohë këtu ekzistonte një han (bujtinë), pronar i të cilit ka qenë Feriz Shashivari. Ferizaj e ka marrë emrin sipas pronarit të këtij hani.

histori

Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme. Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.
Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar pas luftës së parë botërore. Ferizaji esht qyteti i dytë pas Prishtinës si me banorë ashtu edhe me madhësi ne Kosovë.

Gjeografia

Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaj kolonjë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune.
Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt ndrekaq fshatrat me te mdhenj me territor jan Jezerci ,Mirosala ,Komugllava etj .Ka afro 190.000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë, Romë, Goranë, Mysliman, Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06 % të popullatës.

Kultura

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30. 913 libra, derisa degët në Gaçkë (Guackë) , Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26. 352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34. 213 libra kanë qenë shkatërruar. Ferizaji sot është shëndrrruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërrmarrrjet e dikurshme, të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siq janë Fabrika e Ujit Miros Fshati Mirosale Fabrika e Tubave të Qelikta, Fabrika e Vajit , Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike, Fabrika e Tullave,etj. Komuna kishte gjithsejt 19 ndërmarrje shoqërore . Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë por me vështërsi dhe presin të privatizohen. Sot, ekonomija private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës .Në komunën e frizajt janë të regjistruara rreth 4000 biznese, ndersa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7000 mijë dhe është më i madh se numri i të punsuarve në ekonomin shoqërore. Komuna e Ferizajt ka një pjesë malore dhe, të mbuluar me drunjë dhe kjo paraqet një pasuri natyrore të saj. Më herët kishte me qindra hektare plantacion pemësh, por tash për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar, janë lanë pas dore. Në fshatrat e Ferizajt kultivohet gruri, misri, luledielli, soja, patatja etj.ferizaji esht njeri nder qytetet me shtrirje gjeografike me te mir

Teatri

Ferizaj ka edhe Teatrin Profesional "Adriana Abdullahu".
Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.

Arti letrar

Ka mbi tridhjetë vite që funksionon grupi letrar "Jeronim de Rada", i cili ka zhvilluar një aktivitet të dendur letrar mbi 30 vjet. Janë botuar shumë vepra, panorama poezish etj., dhe herëpasherë është nxjerr revista për letërsi, kulturë, e arte "ZGJIMI". E gjithë veprimtaria është kryer në baza vullnetare. As sot pas lufte klubi nuk ka zyrë.

Politika

Ferizaj është nje qytet teper i politizuar, vitet e pasluftes ishin teper stresuese edhe per te rinjte e Ferizajt, te rinjte ishin te stresuar se cila parti politike do t'i fitonte zgjedhjet komunale apo parlamentare, ne shkolla dhe ne vende tjera qe frekuentoheshin nga te rinjt degjoheshin tere kohen keto probleme nga mosha ende e mitur dhe jo adekuate per keto probleme politike. Mirepo, me kalimin e kohes dhe me vetedijesimin e rinise tone e cila eshte nje rini e shendoshë dhe me tipare teper dalluese, si per dituri,sport dhe fusha te ndryshme te kultures, keto probleme jane reduktuar dhe pothuajse jane harruar nga jeta e tyre e perditshme, ndoshta nga deshprimi nga klasa udheheqese e Kuvendit Komunal te Ferizajt apo ndoshta nga moszgjedhja e problemit primar te te rinjve te Ferizajt i cili edhe sot e tutje eshte papunesia.
                 ***FOTO  E DIKURSHME TË QYTETIT TË FERIZAJIT***
TONI.
Double click here to edit this text.